Revista amerikane “PopDust”: Era Istrefi, e destinuar për gjëra të mëdha
Era Istrefi ka arritur të jetë tashmë një emër i spikatur në tregun ndërkombëtar. Ajo tashmë bëhet shpeshherë edhe top lajm për sukseset e saj. Së fundmi, revista e njohur amerikane “PopDust”, e cila në numrat e saj promovon vetëm artistët pop, ka intervistuar këtë javë këngëtaren nga Kosova. “E ardhur nga një qytet i vogël i Kosovës, Era Istrefi gjithmonë ka ëndërruar që ta ndajë muzikën e saj me botën dhe kjo po i ndodh tani për tani”, janë fjalët me të cilat revista amerikane nis shkrimin për Erën. Ndërkohë këngëtarja Istrefi është shprehur gjatë intervistës se beson në mrekulli. Duke besuar sinqeritetin e saj, Era ka vazhduar rrëfimin duke treguar se e tmerron paksa fakti që nuk e njeh edhe aq mirë industrinë amerikane të muzikës, por që po mëson më shumë dita-ditës për të. Projekti i saj i fundit në bashkëpunim me reperin French Montana, është pëlqyer shumë nga fansat e saj.