Revista botërore ngre në piedestal Era Istrefin
Era Istrefi tashmë ka pushtuar botëne ndërsa çdo ditë e më shumë po qëndron në krye të kopertinave. Stili i saj ekstravagant ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja dhe jo vetëm. “Era Istrefi është pop-artistja shqiptare që po pushton botën”. Kështu e ka titulluar revista “Vmagazine” artikullin dedikuar këngëtares shqiptare. Era ka treguar në një intervistë se konsideron si ikona të muzikës Rihannën dhe Lana del Reyn, si dhe ka shprehur dëshirën për të bërë një tur ndërkombëtar. “Nuk kam patur mundësinë të realizoj një tur ndërkombëtar, por nga eksperienca në vendin tim Kosovë, e dashuroj ndjesinë e të qenit në skenë dhe të komunikuarit me fansat”, ka thënë Era.