Revista “Time” shpall personin e vitit. Ja për kë bëhet fjalë

Revista Time e ka shpallur këngëtaren Taylor Swift si personin e vitit, një javë pasi platforma Spotify ka njoftuar se muzika e saj është më e dëgjuara në aplikacion.

Swift është nxjerrë prej një liste të finalistëve, përfshirë Barbie-n, mbretin Charles III, dhe shefin e kompanisë OpenAi, Sam Altman.

“Teksa popullariteti i saj është rritur ndër dekada, ky është viti që Swift, 33-vjeçare, ka arritur një shpërthim të llojit bërthamor: përmes artit dhe tregtisë, ka arritur të lëshojë energji me forcë historike”, ka thënë Time në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtij viti, ajo është përmendur vazhdimisht për suksesin e turneut të saj Eras, për lansimin e albumit ‘1989’ dhe lidhjes me Travis Kelce. Karriera e saj është bërë temë edhe nëpër disa kolegje në Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vitin e kaluar, kjo revistë e pati shpallur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si person të vitit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?