Revista ”Time” zgjedh personazhin e Vitit

Për revistën “Time”, personi i vitit këtë radhë nuk është vetëm një. Ata janë shumë, janë një grup gazetarësh, me në krye disidentin saudit Jamal Khashoggi.

Lista përfshin edhe themeluesen e “start up”-it të ri “Rappler”, Maria Ressa, të sulmuar ashpër nga presidenti autoritar i Filipineve; stafin e gazetës “Capital Gazette” në Maryland, ku 5 punonjës u qëlluan për vdekje në muajin qershor, si dhe dy gazetarë të “Reuters”-it të burgosur në Mianmar, sepse raportuan masakrat mbi myslimanet U Wa Lone dhe U Kyaw Soe Oo.

Në shkrimin e publikuar nga revista prestigjioze, e të titulluar “Gardianët dhe lufta për të vërtetën”, nderohet këmbëngulja e këtyre njerëzve për të kërkuar të vërtetën, pavarësisht pengesave të shumta, që përfshinin deri edhe dhunën e burgosjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke fshikulluar me përzgjedhjen e saj edhe Donald Trumpin, që e dëshironte shumë këtë titull, “Time” sqaroi se ka vendosur të nderojë gazetarinë në kohën kur demokracia është nën rrezik nga qeveria dhe avancimet teknologjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?