Rezart Veleshnja akuzon regjisorin Altin Basha për vjedhje të skeçeve: Boll zoti shterpa! Mos vidh!
Regjisori Altin Basha që tashmë drejton spektaklin “Kosherja” është akuzua nga aktori Rezart Veleshnja se po vjedh skeçet e “Portokalli”. Në një postim në Instagram, aktori i drejtohet Altin Bashës duke thënë se “emisioni Kosherja ishte një hiç dhe duke vjedhur nxori në pah aftësitë e tij”. Veleshnja i kërkoi regjisorit Basha që të “mos vjedhë më për këtë vit se do zhgënjehet akoma edhe më shumë e do ta heqin fare nga post i tij”, duke i thënë se “s’ka as lekë që të përballojë gjyqin pas largimit nga Portokalli”.
“Shumë nga njerëzit e panë emisionin tënd për të parë aftësitë tuaja se si do të ishte, gjë që i zhgënjeve totalisht. E panë dhe se deri ku do të arrinte kopjimi yt, i asaj që kemi bërë ne dhe jo se panë një emision të krijuar nga hiçi. Një hiç, pra aftësitë dolën në pah? Të lutem me shpirt po shkruaj këtë si letër e babagjyshit të Vitit të Ri, mos vidh më për këtë vit se do zhgënjesh akoma më shumë dhe do të heqin fare!
Megjithëse ti gjithmonë gjen vend. Ike nga shtëpia e Top Channel, shkove ja more shtëpinë e Kiço Londos, kështu që mos vidh punën tonë! Për shembull me numrin me pasqyrën, e ka luajtur Flor Binaj para 3 vjetësh. Teksti dhe ideja e Florjan Binajt. Se ke ikur edhe nga Topi e s’ke lekë të përballosh gjyqet”- shkroi ai.
Në një postim të dytë, aktori shkruan se Altin Basha nuk i ka lejuar kurrë në Portokalli që gjatë transmetimit të spektaklit të humorit të shkruhen emrat e aktorëve, ndërsa në emisionin e ri e ka pranuar. Ndërsa e konsideron regjisorin Basha një ‘njeri që s’ka pikë vlere”.
“Asnjëherë s’ke pranuar për të nxjerrë emrat e aktorëve në Portokalli. Pse e ke aplikuar këtu, po bën atë që s’ke lejuar që të bëhet në Portokalli! Zoti shterpa! Apo e shite për ide tënden! Kam shumë gjëra por s’po merrem më se veç rëndësi të jap ndërkohë që s’ke pikë vlere. Siç thotë Ardi Daullxhiu, të kam lënë Allahun, unë ty të kam lënë Oltin,”- përfundoi Veleshnja.