Rezarta Shkurta, flet për bashkëshortin e burgosur
Asnjëherë nuk e ka ndarë jetën private me publikun. Artistja Rezarta Shkurta, post lajmeve në lidhje me familjen e saj, duke ju referuar bashkëshortit që ka në burg, për herë të parë ka rrëfyer gjithcka edhe për Ermal Hoxha.
Këngëtarja ka treguar për “Prive” se ajo është duke bërë luftë me vajzën adoleshente brenda saj, vajzën nënë, vajzën artiste apo bashkëshorten e “atij” (duke ju referuar Ermalit).
Shkurta ka treguar se shtiret kur bën sikur opinioni i të tjerëve nuk i intereson por thellë brenda saj e vret dhe e detyron të mos e jetojë jetën siç do por ta jetojë siç duan te tjerët. “Jeta e ime është një aktrim. Fotografia e jetës sime është bardh e zi”, tha ajo e emocionuar.
“Çdo familje kalon gjëra të pakëndshme, unë nuk jam në kulmin e lumturisë sepse jam e detyruar të rris vajzën vetëm pavarësisht se kam gjetur dashurinë e jetës Ermalin. Në fund të fundit kush e gjeti lumturinë që të jem unë ajo që ta gjej?”- ka vijuar artistja.
Gjithashtu ka folur për momentet pas arrestimit të bashkëshortit ku ka thënë se ajo nuk donte të lexonte asgjë çfarë thuhej në media sepse shumë prej tyre për Rezartën ishin gënjeshtra.