Rezarta Shkurta habit të gjithë fansat, ja kujt ia ka këputur kokën vajza e saj Hera

‘’Më duket sikur dje mora vesh lajmin që një princeshë do të vinte në jetën tonë, akoma kam në buzët e mia shijen e puthjes së parë.’’, këto janë disa prej emocioneve që do të ndante në Instagram 23 tetorin e vitit që lamë pas këngëtarja simpatike Rezarta Shkurta. Ndryshe nga shumë personazhe të showbizit, ajo ndan vazhdimisht në rrjete sociale foto të perëndeshës së saj të zemrës Herës, e cila me kalimin e viteve është bërë një vogëlushe e bukur si mamaja. Por, nëse mendoni se Hera është kopje e mamasë shfletoni fotogalerinë e mëposhtme për të kuptuar se nga kush i ka marrë kaçurrelat e bukur vogëlushja Hoxha. Nuk është as mami, as babi, madje as gjyshja, Hera është as më pak e as më shumë një kopje e xhaxhait të saj, Besmirit. Mjafton të shihni fotografitë e mëposhtme dhe do të na jepni të drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?