Rezarta Shkurta tregon arsyen pse nuk qesh asnjëherë në foto

Ndoshta e keni vënë re që sa herë pozon Rezarta Shkurta, tregohet e rezervuar kur vjen puna tek buzëqeshja. Por, pas gjithë kësaj paska një arsye që na ka treguar vetë ajo.

Rezarta ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet shumë joshëse e veshur më bikini, duke nxjerrë në pah linjat trupore. Krahas fotos, Rezarta ka treguar dhe arsyen se përse ajo pozon gjithmonë serioze.

E dini pse unë nuk qesh asnjëherë në foto? Sepse pas çdo fotoje time, fshihet një super sherr nga pas kuintave! ? Fjalia fillon me: Si është e mundur, unë fotografoj të gjithë mua s’më shkrepet një foto e hajrit. ?

Dhe në fund pas një lufte më në fund me zor më shkrepet një foto, dhe kuptohet fytyra ime është kështu ?. Vajzat që i dashuri, burri i bën foto të bukura pa ankesa janë të përjashtuara të bëjnë koment këtu ??”, ka shkruar Rezarta.

SHKARKO APP