Rezidenca e ëndrrave në Beverly Hills, ku qëndron me qira familja Beckham

Familja Beckham ka marrë me qira një rezidencë në Beverly Hills që ka vlerën prej 23 milionë eurosh, ndërsa ata paguajnë 23.360 euro në muaj për të qëndruar aty.

Daily Mail i ka siguruar disa fotografi nga dukja dhe brendia e kësaj shtëpie luksoze që në total ka 11.200 metra katrorë.

Kopshti i jashtëzakonshëm, pishina e bukur dhe kinemaja e brendshme, janë vetëm disa prej karakteristikave që i posedon kjo rezidencë.

Familja Beckham, e përbërë nga David (44 vjeçar), Victoria (45 vjeçare) dhe fëmijët, Brooklyn (20 vjeçar), Romeo (17 vjeçar), Cruz (14 vjeçar) dhe Harper (tetëvjeçare) – e kanë shfrytëzuar këtë rezidencë për pushime, derisa dizajnerja e famshme kishte punuar në linjën e re të modës.

Mes tjerash, The Sun raporton se shtëpia përmban gjashtë dhoma gjumi dhe nëntë banja. Për më shumë, shikoni fotografitë e mëposhtme.

SHKARKO APP