Rezultati në Eurovision/ Anxhela Peristeri: Çdo gjë politike, nuk mërzitem. Fitova…

Një nga performancat më të mira live. E vetme në skenë dhe e fuqishme, Anxhela Peristeri përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovision. “Për të gjithë ju që më shkruani të mos mërzitem se është çdo gjë politike, ju siguroj që nuk jam mërzitur fare”, ky është mesazhi i parë që jep artistja pas finales së Eurosongut, ku doli në vendin e 21-të. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja shpreh falënderimet dhe mirënjohjen për mbështjen e madhe që i është dhënë nga shqiptarët dhe fansat e huaj të Eurovisionit.

Postimi i plotë

Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime.

Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shumë here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene!

Ju dua shume! ( Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve). Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte çdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare.

E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi. Une e di se kush jam, me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj Ju falenderoj qe ishit krenare per mua.

SHKARKO APP