Ricky Martin fejohet me artistin sirian
Këngëtari i njohur Ricky Martin ka njoftuar se është fejuar me artistin sirian Jwan Yosef. Në “The Ellen DeGeneres Show”, 44-vjeçari nga Puerto Rico konfirmoi fejesën me piktorin sirian të rritur në Suedi, të cilin e takoi vitin e shkuar. “Pashë artin e tij dhe u çmenda sepse e dua atë që ai bën. Shumë origjinale dhe e kontaktova”, ka thënë krijuesi i hitit “Livin La Vida Loca” për 32-vjeçarin. Më pas ai ka treguar se kishte shprehur dëshirën që të kalonte jetën me të dhe përgjigja e tij ishte “Po”. Dy artistët bënë publike lidhjen më 30 mars. Ricky Martin ka dy djem nga një nënë surrogate, të lindur më 2008, dy vjet para se të bënte publike lajmin se është homoseksual.