Ricky Martin nuk bën dot pa rrjetet sociale

Teksa shumë yje të botës së show-bizzit kanë dhënë dorëheqjen nga rrjetet sociale, pasi nuk mund të përballojnë dot kritikat në drejtim të tyre, këngëtari Ricky Martin bën krejt të kundërtën.

Gjatë një interviste të fundit, këngëtari i muzikës latine ka theksuar se është i fiksuar pas rrjeteve sociale. “Jam shumë i fiksuar pas rrjeteve sociale, Instagram, Twitter etj., dhe jam gjithmonë i vëmendshëm për të lexuar se çfarë shkruajnë ndjekësit e mi”, është shprehur 43 vjeçari.

Ai ka shtuar më tej se komunikon shumë shpesh me ndjekësit në internet dhe ndan mendime me to. Për të është një avantazh të kesh mundësi të komunikosh me fansa nga e gjithë bota dhe të ndash mendimet me ta lidhur me projektet.

SHKARKO APP