Rihanës i del situata jashtë kontrollit, shton dukshëm në peshë
Këngëtarja e famshme amerikane Rihanna duket se kohëve të fundit ka shtuar disa kilogramë. Bukuroshja nga Barbadosi është parë të shtunën duke shëtitur në Manhatan të New York-ut veshur me një palë xhinse dhe një këmishë të kaltër.
29 vjeçarja duket mjaft e plotë në këtë veshje dhe për këtë arsye është komentuar edhe nga fansat në rrjetet sociale.
Këngëtarja, e cila njihet për format e rregullta duket se i ka dalë situata pak jashtë kontrollit duke qenë se ajo shpesh ka treguar se e ka shumë problem të shëndoshet.