Rihanna anulon koncertin e sotëm në Nisë të Francës

Këngëtarja Rihanna ka anuluar  koncertin që do të mbahej sot në Nisë të Francës si pjesë e turneut të saj “Anti World Tour”, për shkak të sulmit terrorist.

Sipas DailyMail, ajo është shëndoshë e mirë, por është detyruar që të anulojë koncertin e saj, i cili ishte parashikuar të mbahej natën e së premtes.

“Për shkak të ngjarjeve tragjike në Nisë, koncerti i parashikuar të mbahet nbë 15 korrik në Allianz Stadium nuk do të mbahet siç ishte parashikuar. Mendimet tona janë me familjet dhe viktimat e tyre”, shkruan Rihanna në rrjetin social Instagram.

Së bashku me koncertin e këngëtares u anulua edhe festivali i Jazz-it, që do të mbahej në ditët në vazhdim.

Një kamion u fut në mes të turmes gjatë festimeve në Nisë, në shëtitoren ‘’Des Anglais’’, gjatë kohës kur po shpërthenin fishekzjarret, duke shkaktuar 84 të vdekur.

SHKARKO APP