Rihanna dhe Naomi Campbell, në “luftë” për bilionerin
Marrëdhënia e tyre doli këtë javë, kur ata u panë duke u puthur ndërsa ishin me pushime në Ibiza. Romanca e Rihanna-s me Hassan Jameel thuhet se ka shkaktuar të ashtuquajturën grindje mes këngëtares dhe ish-mikes së saj, supermodelen Naomi Campbell.
Rihanna u ka thënë miqve të saj, se ajo ka rënë në dashuri me biznesmenin saudit, trashëgimtar i pasurisë së familjes së tij prej 1.5 bilionë sterlinash. “The Sun” raporton se supermodelja ka qenë e lidhur me biznesmenin saudit vitin e kaluar. Sipas gazetës, Hassan ka zgjedhur këngëtaren mbi Naomin 47 vjeç. “Askush nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur mes Naomit dhe Hassan, por ajo që dihet me siguri është se modelja nuk e pëlqen të jetë në vend të dytë.”
Sipas një burimi, Rihanna ka rënë kaq shumë në dashuri saqë nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe të dyja janë femra të rrezikshme. Dikur ato ishin mike shumë të ngushta, ndërsa vitin e kaluar u hapën thashetheme për një grindje duke i bërë më pas ‘unfollow’ njëra-tjetrës nëpër rrjetet sociale. Grindja e tyre thuhet se nisi në Paris, ku Naomi fyeu këngëtaren duke arritur dhe në konfrontim fizik, ndërsa supermodelja e ka mohuar këtë