Rihanna dhuron miliona dollarë për luftën ndaj Covid-19

Rihanna dhuron 5 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin. Ditën e shtunë fondacioni i drejtuar nga këngëtarja “Clara Lionel Fondation” njoftoi se ka akorduar një fond prej 5 milionë dollarësh, para të cilat do të shkojnë për marrjen e masave urgjente për të përballuar Covid-19 në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera të botës.

Paratë do të shkojnë për mencat e ushqimit që i shërbejnë komuniteteve në rrezik dhe për të moshuarit në Shtetet e Bashkuara, po ashtu një pjesë e shumës do të përdoret për të promovuar përshpejtimin e testimit dhe për kujdesin ndaj virusit në vende si Haiti dhe Malavi.

Fondet do të përdoren gjithashtu për të blerë pajisje mbrojtëse për punonjësit e shëndetit që janë në vijën e parë të “luftës” dhe për laboratorët diagnostikues, për të krijuar dhe mirëmbajtur njësi të kujdesit intensiv, për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave dhe terapive të tjera në të gjithë globin, për të trajnuar punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe për të shpërndarë pajisje respiratore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?