Rihanna feston sot 30-vjetorin, këngëtarja bën deklaratën që i habiti të gjithë

Sot Rihanna ka shumë arsye për të festuar, sidomos në këtë ditëlindje jubilare për të! Këngëtarja e njohur sot do të fik plot 30 qirinj në tortën e ditëlindjes, por përpara se ta bëj këtë, këngëtarja ka vendosur t’i çudisë të gjithë.

Në instastory, ajo ka postuar një foto, ku duket e veshur me një bluzë ku shkruhej: “Unë e urrej Rihanna-n”, ndërsa ka shtuar në këtë postim, se “kjo është dita e fundit për të marrë vendime të këqija, përpara se t’ja lë fajin moshës 20-vjeçare”.

Me sa duket Rihana ka vendosur të mos bëj më “prapsira” tani që do të ndryshojë edhe prefiksin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?