Rihanna i jep kurajo falses për të përballuar ndarjen nga parteri, rrëfen eksperiencën e saj

Rihanna përveç se është një këngëtare mjaft e arrirë ka edhe një personalitet për tu adhuruar. Gjithmonë e gatshme për t’i kthyer dashurinë fansave të saj, dhe asnjëherë për t’i injoruar. Rihanna ndryshe nga shumë artistë të tjerë, është sociale dhe aspak mendjemadhe me ndjekësit e saj, duke gjetur gjithmonë kohën për t’i kthyer përgjigje. Këtë e ka dëshmuar në një postim në Twitter, ku një fansja e saj i ka kërkuar ndihmë për të përballuar ndarjen nga i dashuri. Riri nuk e ka injoruar mesazhin e saj, po përkundrazi i ka dhënë një këshillë duke i treguar se si ka vepruar vetë në këtë rast.

“Si ia ke dalë nga ndarja jote e parë? Unë po vuaj shumë”,-i ka shkruar fansja në Twitter. “Thjesht mendo që ndarja është një dhuratë për veten tënde. Qaj nëse e ndjen por kjo gjë nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ti do të gjesh dashurinë përsëri dhe ajo do të jetë akoma më e bukur. Momentalisht shijo atë çfarë ti je”,-i ka shkruar Rihanna fanses së saj.

SHKARKO APP