Rihanna ”kërcënon” Trump: Nuk të kam dhënë leje

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, gjithmonë ka qenë kundër politikave të presidentit amerikan Donald Trump, madje së fundmi ajo e ka kërcënuar atë me anë të një letre.

Sipas “Rolling Stone”, në letrën e dërguar prej saj, Rihanna thotë se presidenti ka përdorur këngën “Don’t stop the music” në një nga fjalimet e mbajtura në Chattanooga, pa i marrë leje asaj.

Avokatët e këngëtares kanë dërguar këtë letër si formë paralajmërimi, por këngëtarja e ka ndarë mendjen ta padisë Presidentin. ”Përdorimi i këngës duhet të bëhet me leje. Unë nuk ja kam dhënë një të tillë”, është shprehur Rihanna.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?