Rihanna kritikohet për fotografitë e postuara të mbretëreshës Elizabeta
Rihanna ka postuar disa fotografi në rrjetin e saj social “Instragram” mbretëreshën Elizabeta. Në fotografi kishte ndërhyrje me “photoshop” ku dukej mbretëresha Elizabeta II me veshje të Rihannas, shkruan BBC. Për çdo fotografi Rihanna e kishte nga një mbishkrim, por megjithatë ajo u kritikua shumë nga fansat dhe një numër i madh i ndjekësve të saj. “E tmerrshme, kjo tregon mungesë respekti ndaj mbretëreshës”, ka shkruar një ndjekës i saj. “Do të doja të shihja reagimin e Rihannas kur dikush të bëjë shaka me të”, është një tjetër koment. Dhe së fundi, “O zot, gjithë Anglia duhet të reagojë për këto fotografi, ato duhet të ndalohen”, ka thënë një tjetër komentues i zemëruar.