Rihanna me një tatuazh të ri për Drake

Ditët e fundit Rihanna dhe Drake kanë bërë zyrtare romancën e tyre. Në shenjë dashurie këngëtarja ka bërë edhe një tatuazh të ri. Bëhet fjalë për një peshkaqen të ngjyrosur në këmbën e majtë të saj.

Simbolika e këtij tatuazhi lidhet me një takim të një muaji më parë mes këngëtares dhe Drake. Ky i fundit mësohet se ka prenotuar një akuarium të tërë për Rihanna-n dhe gjatë takimit i ka dhuruar një peshkaqen lodër.

SHKARKO APP