Rihanna: Rregullat i vendos unë!
Rrjetet sociale po shkatërojnë plotësisht koncertet e yjeve. Por duket se kjo situatë nuk ka zgjatur shumë, pasi këngëtarë të shumtë kanë marë masa ndëshkuese si Adele, apo Rihanna. Kjo e fundit ka vendosur rregulla të reja për koncertet e saj. Gjatë koncertit të saj të fundit, Rihanna ka mbajtur një fjalim të vogël ku ka bërë kërkesat e saj. Vetëm pak ditë pasi një fanse e Beyonce-s u filmua duke kapur Pokemona gjatë koncertit të saj, pa e vënë re sesa pranë Beyonce-s ndodhej, ajo ka menduar të marrë masat për të mos ndodhur e njejta gjë. “Nuk dua t’ju shikoj të merreni me telefonat. Mos i shkruani të dashurit apo të dashurës. Nuk dua t’ju shoh duke kapur Pokemona gjatë koncertit”.