Rihanna sjell një suprizë shumë të bukur për të gjithë

Ka kaluar shumë kohë e gjatë që nga moementi kur Rihanna pranoi se do të nxiRrte në treg linjën e saj të kozmetikës. Por Ndersa vitet kaluan asgjë e tillë nuk ndodhi, deri tani. Më në fund, janë zbuluar detaje të reja e të rëndësishme lidhur me lancimin e linjës më të re kozmetike nga Riri, e cila pritet të datojë më 8 shtator të 2017. Një lajm i tillë ka entuziamuar pa masë fansat e artistes, të cilët po e prisnin me padurim një event të tillë. Nuk dihet ende me siguri se çfarë përfshihet në këtë linjë të re, por ajo çka thuhet me siguri është se koleksioni do të mund të gjendet në Sephora dhe Harvey Nichols, sipas të dhënave zyrtare. Fenty x Puma (buzëkuq) do të jetë produkti i parë që do të hidhet në treg nga koleksioni Fenty Beauty, ashtu sikurse pritet larmishmëri për sa i përket lapsave të vetullave, buzëkuqeve mat, si dhe kremrave ton për fytyrën.  Një biznes i tillë nuk ka për qëllim vetëm tregtimin e produkteve, por do të ofrojë edhe mundësinë e punësimit për të rinjtë e talentuar në fushën e grimit. Intervista për një punë të tillë nuk do të jetë klisheja që të gjithë janë mësuar të provojnë. Aplikantët do të testohen duke shfaqur aftësitë e tyre në fytyrën e Rihannas; me pak fjalë, testi do të jetë: kush e grimon këngëtaren më mirë.

SHKARKO APP