FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehen Friends, HBO Max publikon trailerin para premierës së 27 majit

Pritjes po i vjen fundi. Plot 17 vite pas puntatës finale të Friends, protagonistët e një prej serialeve më të ndjekura të të gjitha kohërave do të rikthehet në një “reunion” ekskluziv për HBO Max.

Traileri i ri, i ”ribashkimit të shokëve”, u publikua të mërkurën. Nuk do të jetë një episod i vërtetë, por një retrospektivë e përgjithshme mbi serialin, e rrëfyer drejtpërdrejtë nga aktorët që ishin pjesë e tij.

Rejçëll, Monika, Fibi, Xhoi, Ros dhe Chandler, do të ulen edhe një herë në divanin ikonë, nga ku i kanë dhuruar kaq shumë të qeshura adhuruesve të tyre, për të folur pa doreza për përzgjedhjen e kastit, miqësinë e fortë brenda dhe jashtë sheshxhirimit, duke zbuluar edhe shumë parapaskena.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Friends, the reunion” do të transmetohet në plaftormën streaming në 27 maj. Për të promovuar eventin, HBO Max ka prezantuar një sërë aktivitetesh, ndër të cilat një tapet të kuq digjital , me të ftuar e projeksione në Los Angeles dhe New York.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?