Rikthehet Cher me “Mamma Mia 2”
Showbiz E Enjte, 15 Korrik 2021 06:35
Cher do të shfaqet në vazhdimin e “Mamma Mia”.
71 vjeçarja fituese e çmimit Oscar ka bërë të ditur vetë lajmin përmes një postimi në Twitter.
“Pra unë do të jem pjesë e Mamma Mia 2” ka shkruar Cher.
Këngëtarja është aktualisht në Britani, ku janë duke u zhvilluar xhirimet për dokumentarin muzikor të Abba-s, i cili do të publikohet verën e ardhshme.
Ende nuk është bërë i ditur roli i saj në Mamma Mia 2