Rikthehet ”Dior” pas izolimit nga Covid-19

Edhe pse jemi duke bashkëjetuar me pandeminë e Covid-19, Dior bëhet shtëpia e parë e modës që mban një sfilatë pas izolimit. Prezantoi koleksionin e tij të ri, në një pasarelë në Piazza del Duomo, në Lecce, Dior u bë e para shtëpi e madhe mode që kthehet në sfilatë që kur izolimet për shkak të koronavirusit nisën në Evropë. Sfilata ishte parashikuar të mbahej në maj, por ishte shtyrë më pas për shkak të pandemisë dhe u transmetua online, pa audiencë të pranishme.

”Ka shumë emocion. Ne jemi të lumtur që kthehemi të parët pas izolimit. Unë mendoj se Dior duhej ta bënte këtë sepse është traditë e saj. Vetë shtëpia e modës Dior u lancua menjëherë pas luftës, pas një periudhe të tmerrshme dhe unë besoj se kjo ADN, ky optimizëm, është një dëshirë për të jetuar, për të filluar nga e para”.

Për Dior sfilata, pavarësisht se në një vend të zbrazët, ishte një mënyrë nderimi për artistët, muzikantët dhe artizanët, në Francë dhe Itali, që punuan për këto veshje. Pasarelat janë një shprehje themelore e modës. Zëvendësimi i tyre me prezantime online, për Maria Grazia Chiurin, stilisten e Dior-it, nuk ishte aspak bindës.

SHKARKO APP