Rikthehet fytyra e ëmbël e ekranit shqiptar

Është e dashur për publikun shqiptar të të gjitha moshave, të cilët për vite me radhë janë shoqëruar me zërin dhe fytyrën e saj të ëmbël.

Bëhet fjalë për ikonën e ekranit shqiptar, Silvana Braçe, e cila prej kohësh është shkëputur nga bota e televizionit, së cilës ka paralajmëruar se do t’i rikthehet së shpejti.

“E ndjej si detyrë që të rikthehem në ekran. Për të treguar anën më të mirë të qenies time, të përmbush dëshirën e publikut që më dha statusin e artistes dhe në fund fare për kënaqësinë e shpirtit tim”, ka thënë prezantuesja e njohur.

Në stilin e TVSH-së, Silvanën kohë më parë e rikthyen Elvana Gjata dhe grupi Kaos, të cilët vendosën që ikona e ekranit të jetë pjesë e videoklipit të tyre.

SHKARKO APP