Rikthehet “lufta” mes reperëve, Stresi thumbon Noizyn papritur

Dy reperët e njohur, Stresi dhe Noizy kanë filluar sërish “luftën” mes tyre. Ata kanë thumbuar shpesh njëri-tjetrin, siç ka bërë dhe së fundmi Stresi. Ai ka publikuar në Instastory një video të reperit Big Kik.

Ky i fundit, dikur pjesë e OTR, ka treguar se Noizy e ka hequr nga grupi pa asnjë arsye.

“E kom nis me Noizyn, për atë Zot të madh se di pse nga grupi m’hoqi. Jo se kam naj gjo me to se s’du me majt inate po s’di pse jena nda. Pse mu fut blloku pa dy llafe. S’kam kohë me bo debate, nga ty dua një arsye, mendoja se me OTR do kapja yjet”, është shprehur Big Kik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by hiphopp_al (@hipphopal)

Shpërndarjen e videos, Stresi e ka shoqëruar edhe me një fjali: “E paska degjeneru boli”. /abcnews.al

SHKARKO APP