Rikthehet “Mean Girls”, por me vizion të ri

Filmi ikonik i vitit 2004 do të rikthehet sërish në ekran, por me një tjetër vizion. Në 2018-n, filmi u përshtat në një shfaqje teatrale për Broadëay dhe ajo shfaqje tani do të kthehet në një film.

Tina Fey, e cila ka punuar edhe skenarin e filmit, edhe të shfaqjes, do të kujdeset për skenarin e rikthimit të “Mean Girls” në ekran. “Kam shpenzuar 16 vite me këto personazhe,” tha ajo në një deklaratë për shtyp.

“Janë universi im Marvel dhe i dua shumë.” Autori dhe producenti i “Saturday Night Live,” Lorne Michaels do të jetë producent i komedisë muzikore. Muzika do të kompozohet nga Jeff Richmond, bashkëshorti i Tina Fey, ndërsa tekstet nga Nell Benjamin.

 

SHKARKO APP