Rikthehet në ekran, Julka Gramo zbulohet programi që do të prezantojë

“Pasditja ime”, një program i ri që nisi sezonin e kaluar në RTSH u shndërrua shpejt në një hapësirë të pëlqyer televizive. i konceptuar ndryshe nga “Pasditet” e tjera në ekran, publikut iu dha mundësia të njihej me tema të aktualitetit, showbiz-it, por edhe me tema të ndryshme sociale, mode, art e kulturë.
a04776d4f4782e6f5e3390577487c7e2
Burime pranë Televizonit Publik bëjnë me dije për Who se ky emision do të rikthehet së shpejti. Struktura mbetet e njëjtë, ndërsa moderatorët do të kenë edhe një hyrje të re. Një prezantuese e re do të drejtojë “Pasditja ime” çdo të enjte. Me largimin e blogeres Estela Ujka, autorët kanë menduar të rikthejnë në ekran një imazh të dashur e me një zë shumë të ëmbël.

Të enjten, “Pasditja ime” që i kushtohet familjes dhe mirëqenies do të drejtohet nga Julka Gramo, e cila këto kohë i është dedikuar punës në radio. Ditën e tjera do të mbeten me të njëjtët drejtues, Erjona Rusi, Erjona Shehu, Balina Bodinaku dhe e premtja VIP e Eraldo Rexhos. Këngëtarja dhe prezantuesja ka edhe dy fëmijë Ian dhe Greg.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?