Rikthehet “zhurma” Lady Gaga, këtë herë pa reçipeta
Lady Gaga është gjithmonë aty për të na habitur me veshjen e saj të çuditshme. Me shumë siguri e mbani mend kur ajo pozonte me një fustan të krijuar nga mishi, apo nga këpucët e larta që tashmë janë modë për të gjithë. Por s’e kishim parë të veshur sportive e të thjeshtë, ama dhe këtë radhë ajo nuk ka harruar të vijë tek në në një mënyrë të veçantë. Ajo është fotografuar duke dalë nga studioja e rregjistrimit në New York , e veshur sportive, por me një bluzë tepër trasparente ku dallohet fare mirë që nuk ka veshur reçipeta. Komentuesit kanë shkruar që meqë Gaga tashmë është single, po mundohet të tërheqë vëmendjen për të dashurin ardhshëm.