Rikthimi në “Portokalli” ? Çfarë thotë Elvis Pupa

Ai është një nga humoristët që me personazhet që luante në “Portokalli”, edhe pse kanë kaluar 10 vite nga largimi i tij nga ky spektakël humori, Elvis Pupa të kujtohet për batutat pikante.

Por do të rikthehet ai në këtë spektakël humori?  Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pupa e mohon këtë fakt dhe shkruan se aktualisht ndodhet në SHBA dhe nëse u rikthehet projekteve të aktrimit, do ta bëjë vetëm me projektet e tij.

“Po më urojnë shumë miq në lidhje me një lajm që po qarkullon në internet se do të rikthehem në Portokalli. Faleminderit për dashamirësinë por unë ndodhem në U.S.A dhe nuk planifikoj të merrem me asnjë projekt artistik për momentin. I uroj çdo show-u suksese dhe ju bej me dije se ne të ardhmen, do me shihni vetëm në projektet e mia PERSONALE!”, shkruan aktori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?