Rinisin hetimet për aktorin e njohur francez, akuzohet për përdhunimin e koleges së tij

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu është nën hetime për përdhunim dhe dhunë seksuale ndaj një aktorje, gjë të cilën ai e mohon.

Mediat franceze raportojnë se hetimet kundër aktorit 72-vjeçar për akuzat “përdhunim” dhe “ngacmim seksual”, filluan më 16 dhjetor të vitit 2020.

Aktorja 22-vjeçare akuzon aktorin e famshëm për përdhunim dhe sulm seksual në gusht të vitit 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i Depardieu, Herve Temime tha se klienti i tij mohon akuzat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimi paraprak kundër Depardieu ka nisur pasi aktorja paraqiti ankesë penale në Lambesco në gusht të vitit 2018.

Ajo tha se incidenti ka ndodhur në shtëpinë e aktorit francez në Paris më 7 dhe 13 gusht 2018

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?