Risjell këngën e Parashqevi Simakut, Fjolla: Nuk e njeh (VIDEO)

Fjolla Morina është padyshim një nga këngëtaret më të përfolura në mediat rozë. E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan për të folur për këngën e saj më të re “Fustani”, ndonëse ka risjellë një këngë të kënduar nga Parashqevi Simaku, Fjolla Morina pranon se nuk e njeh këngëtaren.

”Të them të drejtën nuk e njoh Parashqevi Simakun, nuk e dija që e këndonte ajo këtë këngë, kërkoj falje. Nuk e kisha parë variantin origjinal, ka shumë këngëtarë që e këndojnë këtë këngë, unë e kam dëgjuar vetëm audio. Ka qenë kompozitori që ma ka propozuar këngën dhe unë e pranova. Për mua është hera e parë që risjell një këngë të vjetër, është një ndjesi e mirë. Pasi publikova këngën më merr një shoqe në telefon dhe më thotë: Oj motër ç’e ke veshë atë llastik. Po tani duhet të ndjekim modën, ç’të bëjmë”, tha Fjolla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Rudina - Fjolla Morina: Po kaloj nje moment te veshtire sepse mami eshte semure! (02 nentor 2018)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?