Rita bukuri ‘helmuese’, Dua ‘Lady in Red’ dhe Britney kthehet pas në kohë

Britney Spears është rikthyer pas në kohë, duke risjellë edhe njëherë veshjen e përdorur në një videoklip muzikor të vitit 2001, ndërsa Rita Ora është bukuri “helmuese”.

Takimi vjetor i “KISS Halloween Party” në Londër mblodhi në tapetin e kuq shumë yje në një garë për maskën më të bukur.

Spears u shfaq me veshjen e përdorur në këngën “Hit me baby one more time”, të publikuar 16 vite më parë, ndërsa Rita Ora kishte zgjedhur personazhin e filmit Batman & Robin, Ivin helmuese të luajtur mjeshtërisht në 1997 nga Uma Thurman.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Uma frymëzon të famshëm për maskën e Halloëeen, një të ngjashme ka përdorur edhe Kim Kardashian në vitin 2001.

Ndërkohë, Dua Lipa u shfaq “kuqezi” me një kostum të frikshëm ngjyrë të ndezur dhe një trëndafil të zi. Pas nuk mbeti as Olivia Buckland e transformuar në një sirenë “të errësirës”.

SHKARKO APP