Rita kërkon falje që nuk erdhi në Shqipëri

Këngëtari i famshëm amerikan Chris Brown performoi në Durrës dhe ishte planifikuar që të vinte edhe Rita Ora, por këngëtarja shqiptare ka kërkuar falje që nuk mund të realizohet ky plan. Rita muaj më parë ka realizuar bashkëpunim me Brown për këngën “Body On Me” dhe në Shqipëri do të vinte për përkrahje të këngëtarit amerikan.

“Shqipëri, e pikëlluar që nuk mund të vij! Do të doja të isha sonte me ju për përkrahje të Chris Brown”, ka shkruar Rita në Instagram, ndersa ka publikuar edhe një foto.

SHKARKO APP