Rita: Krenare që jam nga Kosova, në shtëpi flasim shqip

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën britanike “Stylist”, ku ndër të tjera ka folur edhe për prejardhjen e saj. Duke folur për jetën e saj dhe karrierën në muzikë Rita është shprehur se në shtëpi flasin shqip dhe se nuk ka fjalë të përshkruaj se sa krenare është që vjen nga Kosova.

E pyetur se çfarë do të thotë të jesh kosovare dhe se si e ka formësuar kjo si grua, Rita është përgjigjur: “Nuk kam fjalë të përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen. Në fillim të vitit kam performuar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte përvojë e pabesueshme, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”.

Revista gjithashtu e ka pyetur nëse në shtëpi flasin shqip ndërsa Rita është përgjigjur se është e rëndësishme për ata që të flasin shqip. “Po, është shumë e rëndësishme që ne të flasim shqip”, është përgjigjur Rita.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?