Rita Ora dedikim emocionues për të ëmën në ditën e saj të lindjes: Asnjë fjalë s’mund ta përshkruajë atë…
Ditën e sotme nëna e Rita Orës, psikiatria e njohur Vera Ora ka ditëlindjen. Mes urimeve të shumtë që ka marr në këtë ditë speciale, veçojmë atë të vajës së saj, Ritës.
Rita Ora me anë të një postimi në rrjetet sociale uroi nënën e saj me fjalët më të ëmbla të shoqëruar me disa imazhe që kanë realizuar ndër vite.
“Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë atë. Ajo është e papërshkrueshme por ajo ka edhe një zemër te mrekullueshme. Ajo është e mrekullueshme në gjithçka, dhe ajo është nëna ime”.
“Gëzuar ditëlindjen faleminderit që ishe mikesha ime më e mirë. Dhe duke më bërë të buzëqesh në momentet që mendova se nuk do mundesha përsëri. Sot është dita jote”, ka shkruar Rita Ora.
View this post on Instagram