Rita Ora duartroket për bluzat e bardha (VIDEO)

Nëna e Rita Orës, psikiatrja Vera Sahatçiu-Ora, është rikthyer në vijën e parë të NHS-së (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar) në një përpjekje për të ndihmuar në mesin e kaosit të krijuar prej pandemisë COVID-19. Këngëtarja me prejardhje shqiptare iu bashkua nismës simbolike të kombit anglez “Clap For Carers” të enjten në mbrëmje në orën 20:00, përmes një videoje të ndarë me fansat në Instagram, për të duatrokitur mjekët dhe infermierët. Rita qëndroi në këmbë e veshur me një kostum sportiv shumëngjyrësh, ndërsa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë filloi duartrokitjen për të gjithë mjekët dhe për nënën e saj në veçanti.

SHKARKO APP