Rita Ora e mban premtimin, rindërtohet shtëpia e familjes që zgjodhi në Shqipëri pas tërmetit
Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri la mbi 50 persona të vdekur, qindra të tjerë të lënduar e po ashtu edhe dëme të mëdha materiale.
Me të prekurit nga katastrofa natyrore që goditi shtetin amë ishin solidarizuar thuajse të gjithë, që nga njerëzit e thjeshtë e deri te yjet me famë botërore.
Në mesin e tyre ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, përzgjodhën një familje shqiptare të prekur nga tërmeti për t’ia rindërtuar shtëpinë.
https://www.instagram.com/p/B5bD6Wpluw1/?utm_source=ig_embed
Për këtë, Rita duket se ka mbajtur premtimin dhe familja Sala tashmë kanë hyrë në shtëpinë e re.
Kjo u bë e ditur nga vet Veliaj, i cili ka ndarë një video në llogarinë e tij zyrtare, Instagram, duke kumtuar lajmin e gëzueshëm.
“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Në shtëpinë e re të familjes Sala, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.Faleminderit nga zemra Rita”, ka shkruar në postimin e tij Erion Veliaj.
https://www.instagram.com/tv/B7YFr3xhLLH/?utm_source=ig_embed
Veç Ritës, këngëtarja tjetër e famshme botërore, Bebe Rexha më 2 dhjetor vizitoi Shqipërinë dhe zgjodhi dy familje për t’ia rindërtuar shtëpitë nga fillimi.