Rita Ora e zhgënjyer: Kam humbur çdo betejë me dashurinë

Kohët e fundit, këngëtarja Rita Ora ka folur shumë në lidhje me dashurinë, ndonëse ka pranuar faktin se ka qenë shumë e zhgënjyer…
 

Më herët ajo deklaroi se nuk do ti dedikonte asnjë këngë ish të dashurve të saj, por duket se ka ardhur koha që ajo të flasë më shumë në lidhje me këtë temë.

“Kam kaluar një krizë dhe ajo gjendje më ka mësuar se ku po gaboja. Isha e dashuruar me idenë e dashurisë, por realiteti ishte shumë i ndryshëm dhe mu desh të kthehesha me këmbë në tokë”, ka thënë këngëtarja për revistën “Nylon”.

“Për mua ka ardhur çasti të them të vërtetën dhe të jem e sinqertë. I dua këngët e muzikën time dhe do të vazhdoj në këtë rrugë deri në fund”, ka thënë më tej Rita.

SHKARKO APP