Rita Ora i bashkohet sfidës “Gratë mbështesin gratë”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, kohëve të fundit ka shfrytëzuar rrjetet sociale për mbështetjen e kauzave të ndryshme. Ajo gjithashtu përmes imazheve të ndryshme mban të informuar fansat e saj, si dhe paralajmëron për projekte e saj të reja, shkruan KultPlus.
Në postimin e saj të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka pranuar sfidën ‘Women supporting Women’, e cila ka për qëllim mbështetjen e grave.
Ajo falënderon mikeshat e saj që e bënë pjesë të lojës si dhe ndan disa imazhe të sajat përmes të cilave shpalos se çfarë e bën krenare të jetë grua.