Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor, Veliaj: Do ta vendosim në Muzeun e ri Etnografik
Në Muzeun Etnografik të Tiranës që bashkia do ta krijojë brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve”, do të ekspozohet edhe kostumi popullor tradicional shqiptar, të cilin këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e veshi në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit “Bang”.
Lajmin për dhurimin e kostumit e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter.
“Shumë faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer “Queens Arms” në qender komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një “Bang””, shkruan Veliaj.
Godina e “Sarajeve të Toptaneve” ka shërbyer si legata e parë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që në kohën e “Zogut” dhe pas shpronësimit do të kthehet në një muze të qytetit. Në njërin kat do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës, kurse në katin tjetër do të përkujtohen marrëdhëniet speciale Shqipëri-Amerikë.
Sh falemnderit @besniksahatciu, @veraora & @OraElena per ndihmen ndaj komunitetit te mesuesve 🇽🇰🇦🇱 ne Londer duke e kthyer "Queens Arms" ne qender komunitare!
Heaps of 🙏🏻 @RitaOra for donating your albanian costume to @CityOfTirana so we can start our ethno museum with a #BANG pic.twitter.com/xnPchdWeTF
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) November 14, 2021