Rita Ora: Jam krenare që jam nga Kosova, në shtëpi flas shqip

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e ka thënë shpesh rëndësinë që ka Kosova e Shqipëria për të. Këtë herë, ajo ka zgjedhur ta thojë për një media britanike. E pyetur se si ndikon fakti që është kosovare dhe a e ka prejardhja ndihmuar në formimin si femër, Rita tha: “Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen time. Në fillim të këtij viti kam perfomuar në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte një përvojë e mrekullueshme, jo vetëm për mua por edhe për familjen time”. Më pas, Rita u pyet nëse flet shqip me familjen në shtëpi. “Flas, për ne është shumë e rëndësishme të ruajmë gjuhën”, shtoi këngëtarja e cila nesër do sjellë në treg albumin Phoenix.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?