Rita Ora: Jay Z dhe Beyonce janë idhujt e mi
“Si u shndërrua nga një refugjate në një yll botëror”, ky është titulli i revistës “Cosmopolitan” për numrin e shtatorit, ku Rita ora është personazhi kryesor i revistës. E gjithë rrjedha e jetës së saj, se si u shndërrua në një ndër këngëtaret më të famshme në botë, por jo vetëm kaq. Ajo ka folur dhe mbi marrëdhënien që ka me Jay Z dhe Beyonce, ku është shprehur se ato janë idhujt e saj. “Jay është njëri nga idhujt e mi, ndërsa Beyonce është padyshim mbretëreshë e jetës. Ata kanë qenë miq dhe këshillues shumë të mirë. Kam mësuar shumë nga ata”, është shprehur Rita Ora në intervistën e fundit për “Cosmopolitan”. Pyetja për ciftin e famshëm Beyonce dhe Jay Z, sigurisht që u bë pasi Rita Ora u vu në qendër të vëmendjes së medias, pasi ajo u konsiderua si “Becky me flokë të bukura”, por vetë Rita i ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë që nuk ka asnjë lidhje më atë histori. Momentalisht Rita Ora gjendet në Nju Jork për përgatitjet e spektaklit “America’s Next Top Model”.