Rita Ora mban veshur bluzën e kullës së Londrës

Javën e kaluar në Londës ndodhi një tragjedi, ku mbetën të vdekur 89 persona. Në ndërtesën Grenfell ku ndodhi edhe tragjedia, u mor vesh shumë shpejt se kishte jetuar vite më parë edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora. Ajo e postoi vetë këtë gjë në rrjetin e saj social, Instagram dhe që atë ditë është munduar gjithmonë të bëjë diçka për viktimat. Ajo gjithashtu ishte pjesë e një grupi yjesh që krijuan një këngë bamirëse për viktimat e zjarrit.  Rita është shfaqur në aeroportin Heathrow duke mbajtur një bluzë të dedikuar për banorët. Deri më tani theksojmë se janë mbledhur rreth gjysmë milioni euro për të mbijetuarit e tragjedisë së Londrës.

SHKARKO APP