Rita Ora mbulon dhëmbët me ar dhe gurë të çmuar

Rita Ora i habiti të gjithë në eventin “MTV VMA”. Shqiptarja u shfaq në tapetin e kuq me një veshje elegante, por gjithsesi gjithë vëmendjen e morën dhëmbët e saj. Rita mbuloi dhëmbët e saj me ar dhe gurë të çmuar e ndër ta vihej re dhe shkronja ‘R’.

Rita Ora këto kohë vetëm po tërheq vëmendjen. Kujtojmë se ajo dukej e mahnitshme në një veshje të markës “Prada” ne Met Gala, me stoli plotësuese diamanti, por ishte unaza në gishtin e saj të fejesës, që tërhoqi gjithë paparacët dhe mediat.

Në fillim të këtij muaji dyshja kishte fansat që spekulonin se Waititi e kishte bërë propozimin pasi Rita publikoi një InstaStory një fotografi me një unazë në gisht pak javë më parë.Rita më pas e fshiu këtë postim, i cili tregonte dorën e saj të majtë me një unazë dhe një manikyr special. Sigurisht fansat e saj direkte menduan se gishti i unazës u mbulua pasi kishte unazë e mesa duket është e vërtetë.
Këngëtarja shqiptare është tashmë e lidhur prej 3 vitesh me producentin.

Ajo madje para disa kohës ngjalli dhe polemika në rrjet pasi e quajti veten kosovare. Kjo deklaratë shkaktoi një debat dhe Rita u detyrua të shpjegojë përdorimin e termave “shqiptare” dhe “kosovare”. E ftuar tek “Wired”, ajo ju është përgjigju pyetjeve më të klikuara për të në Google. Rita tha gjatë intervistës se personazhi i saj i preferuar është Jim Belushi, sepse është kosovar dhe shtoi se krenohet shumë me figurat që vendi i saj ka nxjerrë.

“Ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm që vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë. Ai është një ikonë në Kosovë”, u shpreh Rita dhe më pas shpjegoi konceptet e përdorura për origjinën.

“Po jam shqiptare por më lini t’ua shpjegoj pak pasi është disi e komplikuar. Kosova është e pavarur tashmë, por nuk ka qenë më parë. Për vite të tëra unë kam thënë që jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por aktualisht jam kosovare, megjithatë është pothuajse e njëjta gjë ”, tha Rita.

SHKARKO APP