Rita Ora me fustan kuq e zi në premierën e “The Get Down”
Këngëtarja Rita Ora gjithmonë e ka shprehur me të madhe, dashurinë e saj që ka ndaj modës. Ajo është veshur gjithnjë me tendencat më të fundit dhe për këtë ajo harxhon shuma të majme parash duke u konsultuar me pesë stilistët që ka.
Së fundmi, Rita ka qenë e ftuar në premierën e “The Get Down” dhe në tapetin e kuq ajo i ka habitur të gjithë me paraqitjen e saj.
25-vjeçarja kishte veshur një fustan të gjatë dhe elegant, në të cilin mbizotëronin ngjyrat kuq e zi. Modeli i saj i flokëve të kapura lart, bëri që Rita të rrezatonte të enjten mbrëma, raporton Daily Mail.