Rita Ora, me stil të veçantë veshjeje

E njohur për shijen e mirë në veshje, këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Rita Ora ka dëshmuar sërish stilin e saj të veçantë të veshjes. Pak orë pas raportimeve që ajo kaloi natën në një takim me këngëtarin e njohur Chris Martin, me pamjen e saj joshëse ajo ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Tani 25-vjeçarja është fotografuar në New York me një veshje të bardhë që dukej shumë bukur dhe nuk linte shumë për imagjinatë. Rita raportohet se është në lidhje me talentin e Formula 1, Lewis Hamilton, pasi dyshja është parë bashkë në pushime në Ulqin.

SHKARKO APP