Rita Ora në kopertinën e “Cosmopolitan”

Rita Ora ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar se do të përfshihet në kopertinën e numrit më të ri të revistës “Cosmopolitan UK”. Në fotografinë e kësaj kopertine, ajo shfaqet shumë simpatike dhe sensuale, me një grim të lehtë dhe e veshur me një xhup ngjyrë rozë dhe një palë atlete të markës “Addidas”. Titulli që revista i ka vënë këtij shkrimi është, “Si arriti Rita të shndërrohet nga një refugjate, në një superyll botëror”. Ndër të tjera, këngëtarja me origjinë kosovare ka treguar se kjo intervistë i dedikohet 3-vjetorit të bashkëpunimit të saj me markën e njohur sportive “Addidas”. Revista ende nuk ka dalë në shitje, por do të publikohet në 15 shtete të botës, me bukuroshen Ora në kopertinën e saj.

SHKARKO APP